Komunat të martën dorëzojnë padi kundër MASHTI-t dhe MSH-së

Komunat të martën dorëzojnë padi kundër MASHTI-t dhe MSH-së

Asociacioni i Komunave ka paralajmëruar se të martën do t’i padisin Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për kontratat kolektive. Përmes një komunikate për media Asociacioni i Komunave thotë se se Ministritë e lartcekura, si palë nënshkruese me SBASHK-un, për Kontratat Kolektive për beneficionet që i përfitojnë punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, ka […]

Përmes një komunikate për media Asociacioni i Komunave thotë se se Ministritë e lartcekura, si palë nënshkruese me SBASHK-un, për Kontratat Kolektive për beneficionet që i përfitojnë punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, ka bërë ndërhyrje në kompetencat e komunave, duke ngarkuar me barrë financiare buxhetet e tyre edhe pse komunat nuk janë palë nënshkruese.

Sipas tyre, komunat nuk kanë mundësi të planifikimi të buxhetit për zbatimin e Kontratave Kolektive.

“Andaj për shkak të këtyre dy Kontratave, Komunave i’u janë marrë mbi 35 milion euro nga buxhetet e tyre e për pasojë kemi mos realizim të projekteve kapitale, vlerësime jo të mira nga auditori dhe shumë probleme tjera, për të cilat komunat nuk po përkrahen nga niveli qendrore për të gjetur një zgjidhje adekuate. Si pasojë e kësaj mospërkrahje Komunat si person juridik kanë vlerësuar të shtrojnë PADI ndaj MASHTI-it dhe MSH-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, padia do të drejtohet për kompensimin e dëmit material si dhe lejimin e mundësisë së planifikimit buxhetor për zbatimin e plotë të Kontratave Kolektive.

“Komunat konsiderojnë se është fakt i pa kontestueshëm përgjegjësia e dy Ministrive për të kryer kompensimin e dëmit ndaj komunave duke pasur parasysh Kushtetutën, ligjet që rregullojnë pushtetin lokal dhe ligjet që rregullojnë procedurat financiare”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj