Hill: Takimi i djeshëm në Bruksel, pozitiv

Hill: Takimi i djeshëm në Bruksel, pozitiv

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që nuk ka pasur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, rezultati i atyre bisedimeve ishte pozitiv. “Dje ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel. Ka pasur shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht të gjithë janë të zhgënjyer […]

“Dje ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel. Ka pasur shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se ato biseda rezultuan në zhvillime pozitive”, tha Hill, transmeton Indeksonline

Ai theksoi se është e qartë se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë dhe se ka një kuptim të përbashkët të çështjeve, si dhe një kimi të mirë.

Kjo, beson ai, se do të ndihmojë për të arritur përparim.

Është e qartë se pala serbe erdhi në bisedime me frymë pozitive. Ata kanë punuar shumë për këtë çështje, janë përgatitur për të biseduar dhe negociuar, me qëllim të përparimit”, tha ai.

Hill tha se kjo është e rëndësishme jo vetëm për bisedimet e ardhshme për Kosovën, por përgjithësisht për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.

Kemi shumë baza të përbashkëta për bashkëpunim. “Jo gjithçka që bëjnë SHBA-të dhe Serbia së bashku duhet të lidhet me Kosovën”, tha ai.

Hill tha se të dyja vendet duhet të bashkëpunojnë edhe për Kosovën, por përkujtoi se ka edhe shumë çështje të tjera për bashkëpunim.

“Jam inkurajuar nga aspekti që pashë dje”, përfundoi ai.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj