Haki Abazi kundër shefit: Dikush që hyn në grevë nuk duhet t’i ndalet paga

Haki Abazi kundër shefit: Dikush që hyn në grevë nuk duhet t’i ndalet paga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se ka dyshime që greva e sindikatave është duke u përdorur për agjenda politike. Duke folur  në RTK, Abazi ka thënë se punëtorët duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre në çdo instancë, por duhet dialog i sinqertë në këtë drejtim. “Jo gjithmonë sindikatat ka qenë në […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se ka dyshime që greva e sindikatave është duke u përdorur për agjenda politike. Duke folur  në RTK, Abazi ka thënë se punëtorët duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre në çdo instancë, por duhet dialog i sinqertë në këtë drejtim.

“Jo gjithmonë sindikatat ka qenë në pjesën e detyrës së vet. Nganjëherë kanë bërë anime politike. Tash mbetet të shihet se a ka konotacion politik përbrenda kjo grevë. Do të duhej që gjendja e punëtorëve të jetë shumë më e favorshme, por kjo nuk ka qenë gjithmonë agjendë e sindikatave e as e institucioneve në të kaluarën”, ka thënë Abazi.

Ai tutje ka thënë se jo shpesh janë dëgjuar sindikatat duke folur për kualitetin e punës, për mbrojtjen e punëtorëve, për kushtet e tyre etj.

“Kemi punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës edhe në sektorin publik edhe në atë privat dhe nuk e kemi pasur këtë qasje të sindikatave në të kaluarën. Presioni që sindikatat e vendosin sidomos këtë qeveri jep sinjale se sindikatat mund të përdoren për agjendë politike”, ka shtuar Abazi.

Ai ka thënë se arsimtarët dhe të gjithë punëtorët meritojnë shumë më shumë, edhe sa i përket pagave edhe kushteve të punës, por jo domosdoshmërisht sipas tij kjo të përkthehet në agjendë politike.

“Nëse qëllimi i cilësdo sindikatë është vendosja e Qeverisë në presion për agjendë politike, duhet të gjejmë forma për të diskutuar direkt me punëtorët”, ka nënvizuar Abazi.

Abazi e ka cilësuar të pa drejtë kërcënimin që Qeveria ka bërë ndaj grevistëve.

“E padrejtë. Absolutisht e padrejtë. Nuk mendoj që dikush që hyn në grevë duhet t’i ndalet paga”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot