Gjenerali Kastrati, komenton kërkesa e Kurtit për shtimin e ushtarëve të KFOR-it

Gjenerali Kastrati, komenton kërkesa e Kurtit për shtimin e ushtarëve të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po thotë që Kosova ka nevojë urgjente për të rritur numrin e ushtarëve të NATO-s. Krejt kjo, siç thotë ai, për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia. I pari i Qeverisë, beson se me prezencë të shtuar do të përmirësohej edhe situata e sigurisë në Kosovë. Por, a ka […]

I pari i Qeverisë, beson se me prezencë të shtuar do të përmirësohej edhe situata e sigurisë në Kosovë.

Por, a ka më të vërtetë Kosova nevojë për prezencë të shtuar të ushtarëve të NATO-s, flet për Front Online, gjenerali Kadri Kastrati.

Kastrati, deklaron se nëse kryeministri Kurti, ka informacione për kërcënime atëherë jo vetëm që duhet të shtohet numri i ushtarëve por të ketë edhe pajisje shtesë.

Ndërsa, shprehet se për këtë duhet të vendos edhe vet KFOR-i, varësisht prej situatës.

“Ata do të duhej ta vlerësonin vet se a ka ndonjë kërcënim nga Serbia apo, jo dhe nëse ka atëherë sigurisht që ata përmes zinxhirit komandues në Napoli ku e kanë komandën dhe në Bruksel ku e kanë selinë politike do të kërkonin që të rritej numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Dhe, jo vetëm të ushtarëve por edhe të pajisjeve tjera ashtu që kryeministri sigurisht ka ndonjë informacion dhe nëse ka unë mendoj që KFOR-i duhet të jetë përgjegjës kryesor për ruajtjen e sigurisë, qetësisë së qytetarëve dhe kufijve të Kosovës”, ka deklaruar gjeneral Kastrati.

Kurse, e pranon që Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën.

“Unë mendoj që rreziqet janë evidente, Serbia tenton që ta destabilizojë Republikën e Kosovës dhe ta mbaj nën tension”, ka thënë ai.

Kastrati, ka pohuar se në të kaluarën sa i përket tensioneve në veri KFOR-i ka reaguar me shumë vonesë dhe se kjo nuk duhet të ndodhë.

“Në të kaluarën KFOR-i ka reaguar shumë më vonesë sepse ka mision dhe e ka detyrë dhe KFOR-i duhet të jetë më aktiv, jo vetëm si vëzhgues por të jetë drejtpërdrejtë i angazhuar që ta ruajë qetësinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe kufijtë e Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera Kastrati.

Në fund të korrikut situata në veri të vendit ishte tensionuar pasi Kosova vendosi reciprocitet me Serbinë për targa dhe letërnjoftime.

Si shkak i kësaj kishte reaguar edhe KFOR-i duke thënë se do të merr çfarëdo mase të nevojshme për të mirëmbajtur një ambient të sigurtë dhe të qetë në Kosovë gjatë tërë kohës, në linjë me mandatin e saj të OKB-së.

Pas situatës së tensionuar më kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës, vendosi që ta shtyjë për një muaj vendosjen e masës së reciprocitetit (deri më 1 shtator)

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik