Gabriel Escobar arrin në Presidencë, pritet nga Vjosa Osmani

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar sapo ka arritur në presidencë. Aty është pritur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani. Bashkë me Escobar në takimin me presidenten është edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. I dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së sotme do të […]
Bashkë me Escobar në takimin me presidenten është edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
I dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.\
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme për Gazetën Online “Reporteri.net” se, Escobar udhëton drejt Kosovës për të ofruar mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi.
Emisari amerikan, në Prishtinë do të qëndrojë bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.











