Fury – Usyk, zbulohet data e mundshme e super-përballjes në mes të kampionëve të botës

Fury – Usyk, zbulohet data e mundshme e super-përballjes në mes të kampionëve të botës

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk mund të përballen në fund të këtij viti në njërin prej meçeve më të mëdhenj të shekullit 21. Dy kampionët e botës e kanë paralajmëruar ballafaqimin në mes tyre, i cili mund të mbahet në Arabinë Saudite me fitime marramendëse për ta, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”. […]

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk mund të përballen në fund të këtij viti në njërin prej meçeve më të mëdhenj të shekullit 21.

Dy kampionët e botës e kanë paralajmëruar ballafaqimin në mes tyre, i cili mund të mbahet në Arabinë Saudite me fitime marramendëse për ta, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Ekipi i Furyt është në bisedime dhe britaniku mund t’i fitojë deri në 100 milionë euro për një duel eventual me Usyk, i cili i mban tre breza të artë, në versionet WBA, IBF e WBO.

Kurse, Fury e mban brezin WBC, prandaj fituesi i kësaj sfidë do të bëhej kampion absolut i botës, duke i pasur në vitrinat e tij katër brezat kryesorë të boksit botëror.

E ky meç i madh dhe historik mund të mbahet në Arabinë Saudite më 17 dhjetor.

Kjo do të ishte një natë para finales së Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet tek fqinji i Arabisë Saudite, Katari.

Kjo përballje do ta intensifikonte fokusin e krejt botës tek Lindja e Mesme, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe princi Mohammad Abdulaziz, ministër i sportit në Arabinë Saudite, e ka konfirmuar një mundësi të duelit Usyk – Fury.

“Ne jemi mjaft të interesuar për këtë meç për titullin e padiskutueshëm të boksit. Ne po mundohemi ta realizojmë këtë në qytetin Riyadh”, deklaroi ai.

Pasi e mposhti Joshuan për herë të dytë, 35 vjeçari Usyk tha: “Përballja me Furyn është e vetmja që e dua. Nëse kjo nuk ndodh, unë ndoshta nuk do të boksoj më. Por, besoj se shumë shpejt ne do të përballemi”, ka thënë kampioni i botës.

Edhe Fury është i gatshëm të rikthehet nga pensionimi për ta mposhtur ukrainasin.

“Ata dy ma shpifën. Do t’i mposhtja që të dy në të njëjtën natë. ‘The Gypsy King’ është këtu që të qëndrojë përgjithmonë, kështu që bëhuni gati për ta rezervuar vendin tuaj”, ka thënë britaniku.

WBC i ka dhënë Furyt afat deri të premten që të vendos të mos pensionohet, në të kundërtën titulli i tij do të mbetet vakant, shkruan “Gazeta Express”.

Fury ka thënë se pret t’i fitojë deri në 500 milionë euro për t’u futur përsëri në ring.

Ai me siguri duhet ta modifikojë këtë kërkesë, por që mund t’i fitojë nga 100 deri në 150 milionë euro nga përballja e dhjetorit me Usyk.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova