Deputeti shqiptar që ndihmoi në rrëzimin e Abazoviqit

Deputeti shqiptar që ndihmoi në rrëzimin e Abazoviqit

Deputeti dhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, ka përkrahur rrëzimin e Dritan Abazoviqit nga posti i kryeministrit. Duke komentuar fjalimin e Abazoviqit dje në Kuvendin malazez që tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviqit i ka rënë sot në mend se është […]

Deputeti dhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, ka përkrahur rrëzimin e Dritan Abazoviqit nga posti i kryeministrit.

Duke komentuar fjalimin e Abazoviqit dje në Kuvendin malazez që tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviqit i ka rënë sot në mend se është i tillë.

“Nëse Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviqi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime” dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviqi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka për Klan Kosovën.

Zenka tha se tek pasi “iu dridh karrigia”, Abazoviqit i ka rënë ndër mend se është shqiptar dhe se dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar.

Deputeti shqiptar shtoi se rrëzimi i tij nuk ka të bëjë me etnitë e tij, por për marrëveshjen me Kishën Serbe, të cilën e quajti të dëmshme sidomos për shqiptarët.

“E dimë zgjerimin e Kishës Serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”.

Për qëndrimet e tilla të deputetëve shqiptarë, Abazoviq shprehi zhgënjim.

“Çka me thanë? 30 vjet pas ndryshimit të pushtetit lë pasoja. S’kam qejf me hy në vendimet që janë legjitime, por me arrit Mali i Zi me pasë kryetarin e shtetit, kryeministrin shqiptar dhe me ardhë në atë moment kur dikush prej partive shqiptare voton kundër me qenë dikush prej shqiptarëve kryeministër. Ajo besoj se nuk mundet me ndodhë askund tjetër”, u shpreh Abazoviq.

Për më tepër, Zenka pretendoi se gjatë kohës sa Abazoviq ka qenë zëvendëskryeministër dhe tani ministër ka dëmtuar marrëdhëniet e Malit të Zi me BE-në. Të kundërtën e ka promovuar fuqishëm Abazoviq, duke thënë se qëllimi i tij kryesor është që Mali i Zi të jetë pjesë e familjes dhe vlerave europiane.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj