Abdixhiku për shaminë: S’merrem me tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë

Abdixhiku për shaminë: S’merrem me tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e hapur së fundi nëse duhet të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla. Abdixhiku tha se kjo është temë pa relevancë që është prodhuar nga vetë pushtetit për të kamufluar “paaftësinë politike”. “Nuk e kam ndërmend të merrem me tema […]

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e hapur së fundi nëse duhet të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Abdixhiku tha se kjo është temë pa relevancë që është prodhuar nga vetë pushtetit për të kamufluar “paaftësinë politike”.

“Nuk e kam ndërmend të merrem me tema irrelevante që prodhohen nga vet pushteti për të mbuluar paaftësinë qeverisëse të Kurtit”, tha Abdixhiku për Express.

Ai tha se partia e tij ka tjetërkund vëmendjen.

“Për LDK-në, brengë mbetet rritja e alarmante e çmimeve prej 14.2% brenda një viti. Brengë mbetet kriza e madhe energjetike e dimrit dhe mosveprimi i Qeverisë karshi kësaj krize. Brengë mbetet bllokimi investiv i Kosovës dhe mungesa e projekteve kapitale si asnjëherë më parë – janë ministri të tëra me zero përqind realizim. Brengë mbetet neglizhimi alarmant i shëndetësisë e mosfurnizimi i spitaleve tona me barna bazike. Këto janë brengat e qytetarëve tanë dhe këtu do të mbajmë diskursin tonë politik”.

Për këtë çështje sot është deklaruar kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media, duke thënë se s’duhet të ketë ndalim për bartjen e shamisë në shkolla, por shtoi se e konsideron moshën 16 vjeçare si prag të kësaj.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka filluar një fushatë pro shfuqizimit të udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla. Ministria e Arsimit dje në një njoftim për media ka thënë se për vitin e ri shkollor njoftoi do t’i përmbushin “të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”

Të ngjashme
Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba

Rasti “Drenica”, Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun dhe të tjerët

Rasti “Drenica”, Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun dhe të tjerët

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Ligj i ri në Mal të Zi: Gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, përfitojnë dy ditë pushim çdo muaj

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përjetojë temperatura deri në 40 gradë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

Fjala e Vitit 2026 për të Rinjtë: Çfarë do të thotë “67” dhe “Schere”?

Fjala e Vitit 2026 për të Rinjtë: Çfarë do të thotë “67” dhe “Schere”?

Evropa paralajmëron për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, çfarë po shkakton temperatura të larta?

Evropa paralajmëron për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, çfarë po shkakton temperatura të larta?

Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë

Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?