Zvicër – Kosovë/ Babai i Granit Xhakë: Do të jetë një festë, jam babai më krenar në botë

Zvicër – Kosovë/ Babai i Granit Xhakë: Do të jetë një festë, jam babai më krenar në botë

Ragip Xhaka po e pret me padurim dhe me emocione përballjen në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Babai i Granit Xhakës thotë se kjo lojë do të jetë një festë për të dyja vendet, duke e pasur parasysh lidhjen dhe afërsinë që e kanë ata. Xhaka senior i është mirënjohës gjithmonë shtetit zviceran për atë […]

Babai i Granit Xhakës thotë se kjo lojë do të jetë një festë për të dyja vendet, duke e pasur parasysh lidhjen dhe afërsinë që e kanë ata.

Xhaka senior i është mirënjohës gjithmonë shtetit zviceran për atë që ia ka dhënë, ndërsa në këmbim, ua ka dhuruar “Helvetikëve” kapiten Xhakën, i cili nesër mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e 100-të dhe jubilare me Zvicrën pikërisht ndaj vendit për të cilin i rrah zemra.

“Do të jetë një festë për të dyja vendet. Unë jam babai më krenar në botë. Graniti mund të japë shumë si kapiten i ekipit kombëtar të Zvicrës. Unë dhe gruaja e ime e dimë shumë mirë se çka i detyrohemi Zvicrës dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj këtij vendi”, deklaroi Ragip Xhaka për mediumin zviceran, “Blick”.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar para luftës në Kosovë, kur ishte rrahur, maltretuar dhe burgosur nga regjimi serb.

Më pas, pas shumë sakrificave ia doli të përfundonte në shtetin helvetik, ku nisi ta ndërtonte një jetë të re.

Djemtë ju bënë futbollistë, Taulanti luan në Basel dhe Graniti në Arsenal.

I pari e zgjodhi Kombëtaren shqiptare e i dyti atë të Zvicrës.

Ragip dhe Eli Xhaka tash janë gjyshër të tre fëmijëve, Taulanti me bashkëshorten Arbnora e ka një fëmijë dhe Graniti me gruan e tij Leonita dy fëmijë, shkruan “Gazeta Express”.

Kohë më parë, vëllezërit Xhaka ishin takuar në mes vete në Euro 2016 dhe edhe ky ishte një emocion i papërshkrueshëm për babanë dhe familjen e tyre.

Nesër mbrëma familja Xhaka po ashtu e ka një ndeshje speciale, të cilën do të mundohet ta shijojë në maksimum.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin