Zëdhënësja e Kremlinit: Po kthehet normaliteti në disa pjesë të Ukrainës, kemi çliruar disa territore

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në llogarinë e saj në ‘Tëitter’ ka thënë se jeta në disa pjesë të Ukrainës iu është kthyer normalitetit, pasi që sipas saj ‘operacioni special ushtarak’ ka çliruar disa territore prej ‘nacionalistëve’, përcjell Periskopi. Tutje, ajo tha se Kievi duhet ta kuptoj sa më parë që […]
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në llogarinë e saj në ‘Tëitter’ ka thënë se jeta në disa pjesë të Ukrainës iu është kthyer normalitetit, pasi që sipas saj ‘operacioni special ushtarak’ ka çliruar disa territore prej ‘nacionalistëve’, përcjell Periskopi.
Tutje, ajo tha se Kievi duhet ta kuptoj sa më parë që duhen përpjekje paqësore në mënyrë që të zgjidhet ‘problemi’.
“Saktësisht një muaj që nga fillimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë. Ai po shkon sipas planit dhe të gjitha synimet e vendosura do të arrihen”
“Jeta po i kthehet normalitetit në territoret tashmë të çliruara prej nacionalistëve”.
“Ne shpresojmë që Kievi do ta njohë kuptoj nevojën për një zgjidhje paqësore të problemit të demilitarizimit dhe ‘de-nazifikimit’ dhe transformimit të Ukrainës në një shtet neutral”.
“Sa më parë që regjimi i Kievit e kupton këtë, aq më shpejtë do të përfundoj operacioni special ushtarak”.
“Po rekrutohen mercenarë prej ambasadave të Ukrainës në Lindjen e Mesme për të luftuar kundër Rusisë, duke shkelur Konventën e Vienës të vitit 1961”.
“Ne po përsërisim edhe një herë nuk do të ketë asnjë të mirë nga përfshirja e terroristëve”, shkruan Zakharova.











