Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë – temë edhe zgjedhjet që po synojnë t’i mbajnë në Kosovë

Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë – temë edhe zgjedhjet që po synojnë t’i mbajnë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sot në orën 12:00. Kjo është konfirmuar për Euronews Serbia. Seanca do të mbahet në Pallatin e Serbisë dhe anëtarët e saj do të diskutojnë për temat aktuale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë, por edhe për mbajtjen e […]

Kjo është konfirmuar për Euronews Serbia.

Seanca do të mbahet në Pallatin e Serbisë dhe anëtarët e saj do të diskutojnë për temat aktuale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë si dhe furnizimet energjetike dhe ushqimore bazë, të cilat janë gjithashtu në fokus për shkak të luftës në tokën evropiane.

Vuçiq tha të hënën se Prishtina dhe Podgorica do të marrin përgjigje nga Beogradi për ndalimin e votimit në zgjedhjet serbe të 3 prillit. Siç ka thënë ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Beogradi që ta njohë Kosovën e pavarur për të organizuar zgjedhje në territorin e Kosovës. I pari i Serbisë tha gjithashtu se përgjigja do të ishte me “pasoja të gjera”.

Kreu i shtetit serb tha gjithashtu se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë. “Situata në botë do të jetë më e ndërlikuar dhe nuk kam dyshim se do të jetë më e vështirë, në vend që të mbyllet konflikti, mund të them se konfliktet do të jenë më të ashpra dhe më të mëdha, se histeria dhe çmenduria do të vazhdojnë në Evropë dhe në botë”, tha Vuçiq, duke vlerësuar se kjo paraqet një barrë të madhe për Serbinë.

Seanca e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mbajt në fund të muajit shkurt.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot