Vritet Struki, kryetari ‘pro-Moskë’ në Ukrainë

Kryetari ‘pro-Moskë’ i një qyteti në Ukrainën lindore, i cili e kishte mirëpritur pushtimin e Putinit, është qëlluar për vdekje pasi që më parë ishte kidnapuar nga shtëpia e tij, bëhet e ditur nga Daily Mail, përcjell Periskopi. Vlodymyr Struk, nga Kreminna në Luhanks, u vra të martën pas një goditje me plumb në zemër […]
Kryetari ‘pro-Moskë’ i një qyteti në Ukrainën lindore, i cili e kishte mirëpritur pushtimin e Putinit, është qëlluar për vdekje pasi që më parë ishte kidnapuar nga shtëpia e tij, bëhet e ditur nga Daily Mail, përcjell Periskopi.
Vlodymyr Struk, nga Kreminna në Luhanks, u vra të martën pas një goditje me plumb në zemër pas ai ‘ishte nxjerrur me dhunë’ nga shtëpia e tij, sipas gruas së tij.
Këshilltari nga Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se Struk ‘u gjykua nga gjykata e tribunalit të popullit’, teksa atë e quajti ‘tradhëtar’.
Këshilltari Gerashchenko në rrjetete sociale shkruajti: “Një tradhëtar më pak në Ukrainë, ish-zëvendës i Këshillit për Regjionin e Luhanskut është gjetur i vdekur”.












