Vritet doktoresha ukrainase: Qëllohet nga rusët derisa ishte në veturë me nipin e vogël

Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Viktor Liashko, ka deklaruar se një mjeke ukrainase është qëlluar për vdekje nga trupat ruse deri sa ajo po e voziste për në spital nipin e saj. Marina Kalabioni raportohet se u vra deri sa ajo ishte duke u larguar nga fshati Kukhari, afër kryeqytetit Kiev. “Këta nuk janë njerëz, […]
Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Viktor Liashko, ka deklaruar se një mjeke ukrainase është qëlluar për vdekje nga trupat ruse deri sa ajo po e voziste për në spital nipin e saj.
Marina Kalabioni raportohet se u vra deri sa ajo ishte duke u larguar nga fshati Kukhari, afër kryeqytetit Kiev.
“Këta nuk janë njerëz, janë terroristë, dhe kjo nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar! Në mëngjes, i apelova mjekëve rusë që të dënojnë këtë akt tiranik, të shkojnë në shesh, të kërkojnë të ndalet lufta dhe të qohen në këmbë për mbrojtjen e kolegëve të tyre, mjekët ukrainas”, shkruan Liashko në ‘Facebook’, përcjell Periskopi.












