Trust-i humbi paratë nga fondet që investoi kryesisht për herë të parë në to

Trust-i humbi paratë nga fondet që investoi kryesisht për herë të parë në to

Agresioni rus mbi Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Krizë e ka goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust-in, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA. Zyrtarë të Trustit kanë konfirmuar se si pasojë e kësaj krize në tregjet ndërkombëtare financiare, Trusti […]

Krizë e ka goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust-in, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA.

Zyrtarë të Trustit kanë konfirmuar se si pasojë e kësaj krize në tregjet ndërkombëtare financiare, Trusti ka pësuar rënie prej 90 milionë euro, shkruan Periskopi.com.

Paratë janë të investuara në disa korporata financiare. Por cilat nga to u goditën që quana në humbjen fondeve të qytetarëve të Kosovës?

Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të 21 shkurtit 2022, e mbajtur për shkak të luhatjeve të tregjeve nga shtimi i rrezikut gjeopolitik, sipas rekomandimeve të Komisionit të Investimeve, e me qëllim uljen e riskut investues, ka marr vendim që të tërhiqen plotësisht investimet nga fondet që tashmë veç kishte pasuar disa humbje:

Vanguard Real Estate ETF

Pacer Industrial Real Estate ETF

iShares S&P 500 MinVol ETF

iShares MSCI EU MinVol ETF

Amundi MSCI EU Quality ETF

First Trust US Clean Energy ETF

iShares Global Clean Energy ETF

L&G eCommerce & Logistics ETF

First Trust CyberSecurity ETF

Invesco Nasdaq QQQ ETF.

Në disa prej këtyre fondeve, siç ka parë Periskopi, Trust kishte investuar për herë të parë në vitin 2022, ndërsa në disa prej këtyre edhe më herët.

Po atë ditë, bordi ka marr vendim që të shitën pjesërisht fondet investuese në vijim, për t’i sjellë ato në 0.1% të totalit të mjeteve të FKPK-së:

Vanguard Global Stock Index Fund – reduktohet me 9.75 milionë euro.

Schroder Sustainable Groëth Fund – reduktohet me 16.83 milionë euro.

BNP Climate Impact Fund – reduktohet me 14.43 milionë euro.

AXA Digital Economy Fund – reduktohet me 17.89 milionë euro.

Goldman Sachs Millennials Fund – reduktohet me 35.9 milionë euro.

Amundi Disruptive Opportunities – reduktohet me Fund 17.99 milionë euro.

Rowe Price Global Tech Fund – reduktohet me 10.75 milionë euro.

Investimet e tërhequra janë investuar në disa fonde të tjera, bazuar në performancën që po tregojnë ato. 

Trust e ka mbyllur vitin 2021 më 2, 353, 174, 911 milionë euro, ndërsa më 25 shkurt ka deklaruar se posedon 2, 286, 571, 013 euro. /Periskopi.com

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike