Trajneri i Burkina Fasos: Sfidën me Kosovën nuk do ta trajtojmë si miqësore

Trajneri i Burkina Fasos: Sfidën me Kosovën nuk do ta trajtojmë si miqësore

Burkina Faso është kombëtarja që do të ballafaqohet me Kosovën në një sfidë miqësore që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ky do të jetë ballafaqimi i dytë në histori ndërmjet këtyre dy shteteve derisa sfidën e parë e kishin fituar “Dardanët” me rezultat 2-0. Trajneri […]

Ky do të jetë ballafaqimi i dytë në histori ndërmjet këtyre dy shteteve derisa sfidën e parë e kishin fituar “Dardanët” me rezultat 2-0.

Trajneri i skuadrës mysafire Kamou Malo e ka vlerësuar lartë ekipin e Kosovës për kualitete që ka, por ka bërë të ditur se ata nuk do ta luajnë këtë ndeshje me qasje krejtësisht miqësore, por do të kërkojnë fitore.

Kamou Malo: Sfidën me Kosovën nuk do ta trajtojmë si miqësore

“Me qenë shumë i sinqertë, nuk e njohim shumë Kosovën. Mbi të gjitha kjo lojë do të jetë një mundësi e jona për njohje më të mirë të Kosovës. Ani pse ne jemi të vetëdijshëm për trajnerin e Kosovës Alain Giresse i cili është një figurë e njohur në Afrikë dhe e dimë që ai po bënë një punë shumë të mirë dhe e dimë që do të bëjë një punë shumë të mirë. Çfarë dimë tjetër për Kosovën është se shumë lojtarë të ekipit të Kosovës luajnë në ekipe shumë të njohura kudo anë e mbanë Evropës, prandaj për më shumë presim lojën e cila do të zhvillohet nesër…Mbi të gjitha kjo lojë është një mundësi që ta zbulojmë Kosovën dhe ani pse është lojë miqësore ne nuk do ta trajtojmë të tille, do të tentojmë ta japim maksimumin tonë.”, tha Malo në konferencë për media.

Ndërsa kapiteni i Burkina Fasos, Bertrand Traore u shpreh mirënjohës për mikpritjen që e ka pasur nga njerëzit në Kosovës, derisa duke folur për lojtarët dardan, ai ka përmendur disa prej tyre për të cilët ka thënë se ka informacione dhe që i vlerëson shumë për kualitete që ata i posedojnë.

Traore: Këta janë lojtarët e Kosovës për të cilët kam informacion

“Para se gjithash ne jemi shumë të kënaqur me pritjen këtu dhe me mënyrën se si po ia kalojmë. Është hera e dytë për ne, hera e parë ishte në Paris dhe në atë lojë ne kemi humbur 2-0 dhe Kosova e kishte dominuar lojën dhe e dimë që është një ekip të cilin nuk duhet ta marrim ashtu lehtas, duhet të bëjë shumë kujdes. Sa i përket lojtarëve padyshim se ne i njohim lojtarët, do t’i përmend disa nga ta. Është Valon Berisha, pastaj Milot Rashica i cili luan në Norwich City…mbi të gjitha, siç e tha trajneri kjo është një kjo është një zbulim dhe ne jemi të përgatitur maksimalisht”, theksoi ai.

Pas ndeshje me Burkina Fason, Kosova ballafaqohet me Zvicrën më 29 mars.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova