Sulmi rus në stacionin e trenit në Ukrainë lë të vdekur një person

Autoritetet ukrainase thonë se një raketë ruse goditi dhe shkatërroi stacionin e trenit “Pavlohrad-2”. Nga ky sulm ka mbetur i vdekur një person, teksa 15 vagonë mallrash dolën nga shinat, shkruan CNN. Operacionet e stacionit të trenit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar. Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës. […]
Nga ky sulm ka mbetur i vdekur një person, teksa 15 vagonë mallrash dolën nga shinat, shkruan CNN.
Operacionet e stacionit të trenit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar.
Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës. Është një qendër mallrash hekurudhore dhe lidhje transporti me disa rajone lindore, të cilat janë vija e frontit aktiv në luftën e Rusisë me Ukrainën.











