Steinmeier infektohet me Covid-19

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ka bërë të ditur zyra e presidentit të shtetit, derisa shkalla e infektimeve mbetet e lartë në shtetin gjerman, shkruan Independent, përcjell Periskopi. Gjithashtu edhe gruaja e tij, Elke Buedenbender, ka rezultuar pozitiv me koronavirus të martën. Të dy kanë simptoma të lehta dhe janë […]
Gjithashtu edhe gruaja e tij, Elke Buedenbender, ka rezultuar pozitiv me koronavirus të martën. Të dy kanë simptoma të lehta dhe janë izoluar menjëherë.
Steinmeier është president i Gjermanisë që nga viti 2017 dhe posti i tij shihet si post ceremonial por që mban autoritet moral. Para presidencës, ai kishe shërbyer në dy mandate si Ministër i Jashtëm i Kancelarës gjermane, Angela Merkel.












