Rusia lavdëron Serbinë për refuzim të sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka lavdëruar Serbinë për refuzimin e saj në vënie të sanksioneve kundër Moskës, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, duke thënë se aleatja e Ballkanit ka marrë “vendim të mençur”. “Ne respektojmë thellësisht popullin serb, kulturën serbe, historinë serbe dhe përkushtimin ndaj miqve tradicionalë”, ka thënë Lavrov para […]
“Ne respektojmë thellësisht popullin serb, kulturën serbe, historinë serbe dhe përkushtimin ndaj miqve tradicionalë”, ka thënë Lavrov para një grupi të gazetarëve serbë në një video-konferencë.
“Ne jemi të sigurt se ata do të vazhdojnë të marrin vendime të mençura në këtë situatë”.
Ndonëse Serbia ka votuar në të mirë të rezolutës së Kombeve ë Bashkuara që dënon pushtimin rus, Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë kundër Moskës.
Lavrov ka thënë se sanksionet “janë përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të imponuar hegjemoninë e tyre” në Ballkan, dhe ka shtuar se Perëndimi është duke tentuar “të izolojë Rusinë”, në rajonin që ka përjetuar luftë shkatërruese në vitet 1990.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL












