Piloti ukrainas flet për CNN mbi luftën që po e zhvillon në ajër kundër Rusisë

Një pilot luftarak ukrainas me nofkën ‘Juice’ ka folur për televizonin amerikan CNN mbi luftën që po e zhvillon në ajr kundër aeroplanëve luftarakë rusë. Ai flet për nofkën e tij që ka kuptimin e lëngut të frutave e të cilën nofkë ia kanë vendosur kolegët e tij nga ushtria amerikane gjatë qëndrimit atje, raporton […]
Ai flet për nofkën e tij që ka kuptimin e lëngut të frutave e të cilën nofkë ia kanë vendosur kolegët e tij nga ushtria amerikane gjatë qëndrimit atje, raporton Gazeta Express.
Piloti thotë se ushtria ruse ka superioritet në ajr përshkak të sistemeve të limituara kundërajrore të Ukrainës dhe vjetërsisë së tyre.
“Unë tani jam duke qëndruar brenda avionit luftarak, kolegët e mi nga njësia e radarëve më japin informacione për shënjestrat dhe unë fluturoj për të neutralizuar rreziqet”, thotë ai.
“Është puna ime, jam trajnuar për këtë dhe unë kam qenë i përgatitur për këtë luftë. Ne jemi gati të luftojmë me avionët tanë me armët tona. Jemi gati të mbrojmë vendin tonë nga rusët në çfarëdo mënyre. Por neve na nevojiten armë efektive për ta bërë këtë”, tha ai.
"It's just my job. I was trained for this." – Ukrainian fighter pilot "Juice" talks with @andersoncooper about the air war over Ukraine and fighting the Russians. pic.twitter.com/kwY7f8bWWr
— CNN (@CNN) March 22, 2022











