Miliarderi turk konfirmon bisedimet për blerjen e Chelseas

Miliarderi turk konfirmon bisedimet për blerjen e Chelseas

Muhsin Bayrak ka konfirmuar se është në bisedime me avokatët e Roman Abramovich për blerjen e “Chelsea F.C”, pasi klubi u nxor në shitje në fillim të kësaj jave. Abramovich tronditi futbollin evropian të mërkurën kur njoftoi se ka vënë shitje klubin londinez, pas gati dy dekadash si pronar, shkruan Gazeta Express. Miliarderi rus mori […]

Muhsin Bayrak ka konfirmuar se është në bisedime me avokatët e Roman Abramovich për blerjen e “Chelsea F.C”, pasi klubi u nxor në shitje në fillim të kësaj jave.

Abramovich tronditi futbollin evropian të mërkurën kur njoftoi se ka vënë shitje klubin londinez, pas gati dy dekadash si pronar, shkruan Gazeta Express.

Miliarderi rus mori këtë vendim pasi Britania e Madhe mori sanksione edhe ndaj tij, pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës.

Pas vendimit të Abramovichit, menjëherë kanë filluar interesimet për blerjen e klubit londinez. Së fundmi këtë e ka bërë të ditur edhe një miliarder nga Turqia.

“Ne jemi duke negociuar kushtet e blerjes së Chelseas me avokatët e Roman Abramovichit,” tha biznesmeni turk, familja e të cilit është një nga më të rëndësishmet në Turqi, për gazetën “Yeni Safak”.

“Jemi në fazën e negociatave për nënshkrimet. Së shpejti do të valëvitim flamurin turk në Londër. Ne bëmë ofertën tonë. Për shkak të luftës me Rusinë dhe Ukrainën në botë. Për shkak se e gjejnë Turqinë të sigurt, ata duan të marrin pjesën më të madhe të parave pas shitjes në Turqi. Ne po planifikojmë të nënshkruajmë së shpejti”, deklaroi Bayrak.

Muhsin Bayrak është lider i fisit Mutki të Bitlisit, një nga familjet më të mëdha në Turqi, si dhe kryetar i Bordit të “AB Group Holding”, që ka investime në sektorët e kriptos, ndërtimit, turizmit dhe energjisë.

“AB Group”, i themeluar nga Bayrak më 1999, është i bazuar kryesisht në Stamboll, por gjithashtu operon edhe në Itali, Greqi e Spanjë. Kompania, me vlerë 11 miliardë dollarë thuhet gjithashtu se ka investime edhe në Londër.  

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova