Mali i Zi refuzoi hapjen e tri vendvotimeve, Vuçiq: E presin pasoja të mëdha

Mali i Zi refuzoi hapjen e tri vendvotimeve, Vuçiq: E presin pasoja të mëdha

Mali i Zi i është përgjigjur përfundimisht kërkesës së Serbisë për hapjen e tri vendvotimeve shtesë për zgjedhjet serbe. Përgjigjja është negative. Zgjedhjet serbe të 3 prillit u bënë temë edhe në Mal të Zi ditët e fundit. Kjo çështje ka përfunduar pasi dje Ministria e Jashtme e Malit të Zi u pajtua që ato të […]

Zgjedhjet serbe të 3 prillit u bënë temë edhe në Mal të Zi ditët e fundit. Kjo çështje ka përfunduar pasi dje Ministria e Jashtme e Malit të Zi u pajtua që ato të mbahen në ambasada dhe konsullata.

Kjo u bë e ditur mbrëmë nga ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq në një intervistë për “Vijesti”.

Vladimir Bozhoviq, ambasadori i Serbisë në Podgoricë, kishte thënë më herët se pret që Ministria e Jashtme malazeze ta ndryshojë vendimin e saj për refuzimin e kërkesës së Ambasadës Serbe për hapjen e tri qendrave shtesë të votimit (në Beranë, Budva dhe Sutomore) për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Tri vendvotimet shtesë, të kërkuara nga Serbia, kishin të bënin me votimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova në Mal të Zi.

Raduloviq tha se MPJ-ja malazeze “është përgjigjur pozitivisht” ndaj kërkesave të ambasadës serbe, por se e ka refuzuar kërkesën për hapjen e vendvotimeve shtesë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi “pasoja të mëdha” ndaj Malit të Zi pas përgjigjes negative lidhur me hapjen e vendvotimeve shtesë.

Me këtë rast, dje është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

“Qeveria malazeze e ndaloi votimin në Berane dhe në vende të tjera për zgjedhjet tona. Qeveria e Kurtit kërkoi që ne të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar zgjedhjet. Mali i Zi, si dhe Albin Kurti, do të marrin përgjigje”, tha Vuçiq.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj