Macroni bisedon me Vuçiqin: Serbia e para që do t’i bashkohet BE-së

Edhe pse Serbia është i vetmi vend në rajon që ka dalë kundër sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ky shtet është i pari në rend për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Në një njoftim për shtyp të Presidencës serbe pas bisedës që Macroni ka pasur të shtunën me presidentin […]
Në një njoftim për shtyp të Presidencës serbe pas bisedës që Macroni ka pasur të shtunën me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, është theksuar se “Franca e përkrah haptas Serbinë në rrugën për integrim në Evropë”.
Sipas komunikatës, Macroni ka mirëpritur votimin e Serbisë në Kombet e Bashkuara për të dënuar agresionin rus në Ukrainë.
Komunikata vë në pah se Macroni i ka thënë Vuçiqit se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evorpë dhe botë, “Serbia mbetet prioritet kyç dhe shteti i parë që do t’i bashkohet Bashkimit Evropian”.












