Kush i ra Bankës Ruse? Anonymos: Ne, dhe i morëm 35 mijë dosje

Grupi i hakerëve ndërkombëtar i njohur si ‘Anonymous’ pohon të ketë hakuar Bankën Qëndrore të Rusisë- dhe po kërcënon të publikoj 35.000 dosje të cilat përfshinë ‘marrëveshje sekrete’ në 48 orët në vazhdim, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi. Banka është përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e rubles, monedha ruse e cila ka rënë në vlerë […]
Grupi i hakerëve ndërkombëtar i njohur si ‘Anonymous’ pohon të ketë hakuar Bankën Qëndrore të Rusisë- dhe po kërcënon të publikoj 35.000 dosje të cilat përfshinë ‘marrëveshje sekrete’ në 48 orët në vazhdim, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.
Banka është përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e rubles, monedha ruse e cila ka rënë në vlerë pas pushtimit të Ukrainës që filloi muajin e kaluar.
Në një postim në ‘Tëitter’ natën e kaluar nga llogaritë e njërit prej grupit, ‘Anonymous’ shpalosi hakimin e tij të fundit, edhe pse detajet ishin të kufizuara.
‘Anonymous’ gjithashtu kishe kryer sulme kibernetike ndaj rregullatorit mediatik të Rusisë ‘Roskomnador’ dhe Shërbimit të Sigurisë dhe Inteligjencës ruse ‘FSB’, duke zbuluar mijëra dokumente të klasifikuara për shpalosjen e detajeve të planit të Putinit për pushtimin e Ukrainës dhe duke zvogëluar makinën propagandistike të Kremlinit.
Por tani, hakerët po e kthejnë vëmendjen e tyre ndaj korporatave të mëdha të cilat nuk e kanë pezulluar ende veprimatarinë e tyre në Rusi në kohë të luftës.
Në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, ‘Anonymous’ tha se kompanitë kanë kohë 48 orë për t’u larguar nga Rusia, ose mund të bëhen caqe për sulme të tjera./Periskopi











