Kurti nuk iu hipën skijave në Brezovicë, e provon veç ski-liftin

Kurti nuk iu hipën skijave në Brezovicë, e provon veç ski-liftin

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme në Brezovicë, në kuadër të programit “Drejt Malit”. Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se për herë të parë Qeveria mbështet një program të tillë që iu siguron nxënësve qasje në aktivitet malore e sportive. “Kam […]

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme në Brezovicë, në kuadër të programit “Drejt Malit”.

Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se për herë të parë Qeveria mbështet një program të tillë që iu siguron nxënësve qasje në aktivitet malore e sportive.

“Kam kënaqësinë t’iu takoj sot këtu në një format tjetër edhe prej ashtu siç jeni mësuar të më shihni, por edhe ndryshe prej asaj që unë jam mësuar të punoj. Jemi bashkë këtu në pjesën veriore të Maleve të Sharrit, në njërën nga bukuritë e mahnitshme të Republikës së Kosovës, në qendrën e skijimit Brezovica”.

“Në këtë program një javor kanë marrë pjesë mbi 400 nxënës e 100 instrukrorë. Programe të tilla, do të mbështeten edhe në të ardhmen, pasi kjo shënon angazhimin tonë të përbashkët. Kur ekziston lidhje e ngushtë e arsimit me sportin, dhe sportit më shëndetin. Përtej kësaj, programi tregon edhe për kapacitetet madhështore që Malet e Sharrit kanë për zhvillimin e sportit. Kjo është sezona e parë dimëorë e 20 viteve të fundit, që qendra e skijimit, Brezovica ka rregulluar statusin e saj dhe e ka kthyer imazhin e saj prej një margaritari të bardhë. Kjo është Brezovica jonë me shumë bukuri e histori dhe një të ardhme të ndritshme përballë.  Kësi programe do të zbatohen edhe në vitet në vazhdim që ta rrisim numrin e nxënësve që skijojnë”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Pas fjalimit, Kurti ka hipur në ski-lift për një shëtitje.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot