Kurti u përgjigjet protestave të serbëve: Unë s’jam as kryetar e as anëtar i Këshillit Gjyqësor

Kurti u përgjigjet protestave të serbëve: Unë s’jam as kryetar e as anëtar i Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’pezullon gjyqtarë e as prokurorë. Pasi KGJK-ja vendosi ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq e cila mori pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti Vuçiq. Për pezullimin e saj Lista Serbe organizoi protesta sot në Mitrovicën e Veriut. Kurti ka shkruar në Twitter se […]

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’pezullon gjyqtarë e as prokurorë. Pasi KGJK-ja vendosi ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq e cila mori pjesë në mbledhjen Sigurisë të thirrur nga presidenti Vuçiq. Për pezullimin e saj Lista Serbe organizoi protesta sot në Mitrovicën e Veriut.

Kurti ka shkruar në Twitter se Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria, dhe ndoshta presidenti Vuçiq largon nga puna gjyqtarët e prokurorët por kjo s’ndodhë në Kosovë.

“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviç. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht në linjë me BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.

I'm neither chairman nor member of ??Judicial Council. Judiciary is independent from Govt. Maybe in Serbia the president suspends & removes judges & prosecutors. That's not the case in ?? or w/ Judge Stevanovic. We're the most democratic country in WB6, fully aligned w/?? & NATO.

— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2022

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës u mbajt në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri, derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

“Sipas informacioneve që morëm sot në mëngjes, unë dhe kryetarët e komunave, gjyqtarët e nacionalitetit serb dhe punëtorët e gjykatës, organeve të gjyqësisë sot nuk kanë shkuar në punë. Nga sot në mbështetje të Kryetares së shkarkuar të Gjykatës edhe ata janë suspenduar dhe kështu do të jetë derisa Ljiljana Stevanoviç nuk kthehet në punë”, tha Rakiq nga protesta.

“Që nga sot, të gjithë ne, përfaqësuesit politikë që punojmë në institucionet e Kosovës, jemi suspenduar dhe nuk do të kryejmë asnjë detyrë derisa ta kthejnë kryetaren e gjykatës, Ljiljana Stevanoviq. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjithë përfaqësuesit e policisë janë suspenduar dhe nuk do ta kryejnë detyrën derisa ta kthejnë Liljana Stevanoviqin në vendin e saj” ka thënë Rakiq.

“Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon” ka shtuar ai.

Komuna e Mitrovicës Veriore e ka demantuar kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili tha se të gjithë të punësuarit në instucionet e Kosovës në Veri do të pezullojnë punën, derisa sa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Ajo u suspendua pasi mori pjesë në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq,

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot