Koha kur Albin Kurti e kërcënonte miken e madhe të Kosovës Madeleine Albright (VIDEO)

Koha kur Albin Kurti e kërcënonte miken e madhe të Kosovës Madeleine Albright (VIDEO)

Tracey Ann Jacobson kohë më parë kishte deklaruar se SHBA nuk mund të bashkëpunonte me Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa nuk ndryshojnë taktikën e dhunës dhe agresionit. Ish- ambasadorja amerikane kishte shpalosur edhe detaje të një letre të Albin Kurtit dërguar ish-Sekretares Madeleine Albright, ku e kërcënonte atë se do t’i nxjerr njerëzit në rrugë nëse ajo […]

Ish- ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, kishte deklaruar se vendi i saj nuk mund të vendosë raporte normale me Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa ajo nuk ndryshon taktikat e dhunshme.

Në një intervistë në Klan Kosova, diplomatja amerikane kishte treguar për herë të parë edhe përmbajtjen e një letre që kohë më parë Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka dërguar ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Aty, sipas saj, ai e kërcënuar miken e madhe të Kosovës.

“Kemi kontakte në nivele pune. Njerëzit e arsyeshëm mund të mos pajtohen. Por unë nuk mund të pajtohem me taktikat e kërcënimit dhe dhunës”, ka deklaruar ajo.

“Unë kam marrë një letër shumë të mirë nga z. Kurti posa kam marrë detyrën si ambasadore dhe si e tillë unë mendova të kem një qasje të freskët për sa i takon kësaj lëvizje. Por pothuajse në të njëjtin moment e kam parë edhe letrën që ai (Albin Kurti) ia kishte dërguar znj. Madelene Allbright, shefes time të mëhershme, ku ai kërcënonte se bashkë me miq e familjarë do të ballafaqohej me të në rrugë, nëse ajo do të vinte në Kosovë”, ka shtuar Ambasadorja Jacobson.

Ajo gjithashtu thoshte se Vetëvendosje duhet të ndryshojë.

“Nuk pajtohem me demonstratat e dhunshme dhe letrat kërcënuese. Nëse kjo do të përfundonte atëherë ne do ta rishikonim qasjen tonë drejt tyre”, kishte thënë ajo.

Më poshtë keni një pjesë të intervistës së ish ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson:

Kujtojmë se sot në moshën 84-vjeçare ndërroi jetë, ish-gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më i lartë i vendit në mandatin e saj të dytë. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Albright është e njohur për rolin e saj kyç në negociatat në Rambuje mes palës shqiptare dhe asaj serb, që i paraprin fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Në qendër të Prishtinës, në një shesh që mban emrin e ish-sekretares amerikane, është edhe busti i saj, në shenjë nderimi për rolin e zonjës Albright për çlirimin e Kosovës, 22 vjet më parë.

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Albright: Do të na mungosh, zonja sekretare

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja