Këshilltari i lartë i Putinit i del kundër për Ukrainën: Intervista në Sky, përkthen Periskopi

Këshilltari i lartë i Putinit i del kundër për Ukrainën: Intervista në Sky, përkthen Periskopi

Andrey Kortunov është një nga analistët më të respektuar të politikës së jashtme dhe këshilltar i Kremlinit. “Ai nuk është njeriu që Kremlini e falë lehtë por nuk është edhe që s’del në mbrojtje të Kremlinit sa herë që është nevoja. Kështu jemi mësuar ta shohim në lajmet tona’, shkruan SkyNeës, përkthen Periskopi. Por, jo […]

Por, jo sot. Jo pas këtij invazioni.

Në një intervistë ekskluzive për SkyNews përkthen Periskopi, ai tregon se si është ndier kur mori vesh për sulmin rus në Ukrainë.

“Isha i shokuar sepse po mendoja qe një kohë se një operacion ushtarak s’do të ishte i nevojshëm”.

Kortunov thotë se është jetike për Rusinë që ta ndalojë këtë luftë sa më parë.

“Këshilla ime sot është që ta ndalojmë situatën aktuale dhe të arrijmë armëpushimin dhe kjo do të duhej të ishte top prioritet. Duhet ta ndalim këtë konflikt”

“Për fillim, në tavolinën e bisedimeve nuk duhet ta kemi vetëm Ukrainën por edhe Perëndimin”

Kortunovi është në panelin e ekspertëve dhe këshilltarëve të politikës së jashtme të Kremlinit. Ta kemi pra parasysh, këshillat që ky i shkruan në letër, i lexon Vladimir Putini.

Por, pse s’ia mori parasysh këshillat për Ukrainën?

“Nuk e kuptoj logjikën aktuale që ai (Putini) ka”, thotë ky zotëri për SkyNeës.

“Nuk kuptoj as nuk shoh ndonjë arsye racionale për të justifikuar aksionet atje. Është vështirë për mua ta mendoj se çka ka menduar ai kur e mori këtë vendim”.

Putini tani ka ngushtuar rrethin e këshilltarëve në një klikë të vogël siguro-kratikësh, ose njerëz të fuqishëm që quhen gjeneralë dhe spiunë. Këta që mendojnë si Kortunovi, që kanë avokuar për një integrim më të madh të Rusisë në botën e jashtme dhe për prosperitet më të madh të shtetit rus, janë anatemuar.

“Ne kemi zgjedhur të besojmë se emri i gjithë kësaj pune do të duhej të ishte: zhvillim. Por, mund ta imagjinoj se disa njerëz rreth zotit Putin, besojnë se kjo punë e ka emrin: mbijetesë”.

Çka ka arritur t’i thotë zotëri Kotrunovi deri tash Putinit. I ka thënë se Perëndimi do ta dobësojë. Nëse e ka prioritet mbijetesën, taktikat që kanë zgjedhur janë mjaft komprometuese, shkruan Sky amerikan, teksa nxjerr bisedën me ekspertin rus.

Ditë të zeza për këshilltarët e moderuar të Vladimir Putinit

Sipas zotit Kortunov dhe çiftave të tij që rrethojnë Putinin, thotë se po i presin ditë të zeza.

“Jam në depresion. Besoj që shumë si unë janë në depresion. Mendoj se shumë njerëz në Kremlin janë të stresuar sepse çmimi që do ta paguash për këtë, e dini, por edhe sepse shumë njerëz do të vriten”.

“E keni parasysh, është diçka që s’do të mund ta harrojmë kurrë’, tha ai./Sky NEWS/Periskopi

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit