Ismet Munishi solidarizohet me popullin ukrainas, poston një fotografi kur ai luante për klubin e Vorskla Poltava

Trajneri aktual i Gjilanit Ismet Munishi, ka kujtuar kohën e tij kur luante tek skuadra kampione e Ukrainës, Vorskla Poltava. Munishi përmes kësaj fotografia ka vendosur të solidarizohet me popullin ukrainas që tashmë po bombardohet nga Rusia, shkruan Periskopi. “Fotografi nga ndeshja Vorskla – Shahtar . Pata nderin të luaj ne kampionatin Ukrainas dhe të […]
Trajneri aktual i Gjilanit Ismet Munishi, ka kujtuar kohën e tij kur luante tek skuadra kampione e Ukrainës, Vorskla Poltava.
Munishi përmes kësaj fotografia ka vendosur të solidarizohet me popullin ukrainas që tashmë po bombardohet nga Rusia, shkruan Periskopi.

“Fotografi nga ndeshja Vorskla – Shahtar .
Pata nderin të luaj ne kampionatin Ukrainas dhe të njoftoj shumë miq dhe popullin trim dhe Patriot të Ukraines .
Ne keto kohra të vështira për ju miq dhe popull i dashur i Ukraines unë lutem për juve dhe dhasht zoti i tejkaloni keto sfida të veshtira .
Ju nuk po i mbroni vetem shtepit tuaja vendin tuaj , por po e mbroni demokracin dhe mbarë njerzimin.
Slava Ukraini”.












