Irpin është çliruar, thotë kryetari i qytetit

Krytari i Irpinit, një qytet afër Kievit në të cilin janë zhvilluar disa nga përplasjet më të ashpra të luftës, ka pohuar se qyeti i tij tashmë është çliruar i tëri pasi forcat ukrainase kanë larguar trupat pushtuese të Rusisë, përcjell Periskopi. Në një video të shpërndarë në ‘Telegram’, Oleskandr Markushyn theksoi se nuk e […]
Në një video të shpërndarë në ‘Telegram’, Oleskandr Markushyn theksoi se nuk e kanë marrë nën kontroll të gjithë qytetin.
“Kemi lajme të mira sot- Irpin është çliruar”, tha ai, duke shtuar, “Ne kemi kuptuar se do të ketë më shumë sulme në qytetin tonë dhe ne do ta mbrojmë vendin tonë me kurajo”.
Nëse kjo konfirmohet, atëherë kjo për trupat ruse do të nënkuptonte humbjen e një qyteti që e kanë pasur nën kontrollë për disa javë.












