Hetuesit tatimorë bllokojnë një klinikë private

Administrata Tatimore e Kosovës ka konfirmuar aksionin e hetuesve tatimorë në klinikën për transplantimin e flokëve, “Vatan Med” Sh.P.K. Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi, tha për se dy aksione të hetuesve tatimorë kanë filluar sot në orën 09:00. “Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës që po zhvillohet në dy lokacione të ndara […]
Administrata Tatimore e Kosovës ka konfirmuar aksionin e hetuesve tatimorë në klinikën për transplantimin e flokëve, “Vatan Med” Sh.P.K.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi, tha për se dy aksione të hetuesve tatimorë kanë filluar sot në orën 09:00.
“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës që po zhvillohet në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë aksioni do të japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, deklaroi Bytyqi-Sefa.
Viteve të fundit janë hapur disa klinika në Prishtinë për transplantin e flokëve.
Pronarët e këtyre klinikave në shumë raste dyshohet të mos kenë deklaruar fitimet që kanë pasur gjatë viteve nga ky proces. /PERISKOPI












