Granit Xhaka tregon për emocionet në ndeshjen ndaj Serbisë: Ishte takimi më prekës i karrierës sime

Granit Xhaka tregon për emocionet në ndeshjen ndaj Serbisë: Ishte takimi më prekës i karrierës sime

Granit Xhaka i ka kujtuar momentet më të rëndësishme të karrierës. Futbollisti kosovar më me ëndje e kujton ndeshjen me Serbinë, e cila ishte speciale për të dhe për shqiptarët e Zvicrës. Dhe, pikërisht ai dhe Xherdan Shaqiri, me golat e tyre, e kishin vendosur fitoren e Zvicrës ndaj serbëve në Botërorin e Rusisë. E […]

Futbollisti kosovar më me ëndje e kujton ndeshjen me Serbinë, e cila ishte speciale për të dhe për shqiptarët e Zvicrës.

Dhe, pikërisht ai dhe Xherdan Shaqiri, me golat e tyre, e kishin vendosur fitoren e Zvicrës ndaj serbëve në Botërorin e Rusisë.

E futbollisti i Arsenalit këtë ndeshje e ka konsideruar si më emocionuesen në karrierën e tij.

“Ajo ndeshje ishte më emocionuesja, më prekësja e karrierës sime”, deklaroi Xhaka për “Keystone-ATS”.

Gjithashtu, ai e kujtoi edhe fitoren ndaj Francës verën e kaluar në Euro 2020.

“Sigurisht, kur e eliminon kampionin e botës, e kupton se mund të arrish gjëra të mëdha. Fatkeqësisht, suksesi nuk na shoqëroi në çerekfinale, por Evropiani i fundit mbetet turneu më i bukur deri tash”, vazhdoi Xhaka.

Ndërkohë, si kujtim të keq ai e ka dështimin në vitin 2016 në duel me Poloninë.

Xhaka do t’i zhvillojë ndeshjet numër 99 dhe 100 kundër Anglisë dhe Kosovës këtë muaj.

Ai ndihet i lumtur, por nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi synon të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në Kombëtaren e Zvicrës.

“T’i luash 100 ndeshje për vendin tënd është nder, por vetëm fakti i veshjes së fanellës së Kombëtares është tashmë një nder”, nënvizoi ai.

“Sot më duhet t’i falënderoj prindërit e mi për mbështetjen që ma kanë dhënë, shokët e skuadrës dhe stafin po ashtu. Unë jam vetëm 29 vjeç. Dua ta thyej rekordin e paraqitjeve, të cilin e mban Heinz Hermann”, përfundoi Xhaka.

Hermann në fakt i kishte zhvilluar 118 ndeshje me Zvicrën, ndërsa Xhaka në fund të këtij muaji do ta shënojë numrin jubilar prej 100 ndeshjesh, sa i ka aktualisht edhe Xherdan Shaqiri.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova