Gramoz Vokrri sot bën padinë në gjykatë ndaj FFK-së

Gramoz Vokrri sot bën padinë në gjykatë ndaj FFK-së

Pas klubit të futbollit Vitia, i cili kishte ngritur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar të saj, sot në gjykatë pritet të dorëzohet edhe një padi tjetër ndaj shtëpisë së futbollit. Kësaj here FFK-ja e udhëhequr nga Agim Ademi pritet të […]

Pas klubit të futbollit Vitia, i cili kishte ngritur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar të saj, sot në gjykatë pritet të dorëzohet edhe një padi tjetër ndaj shtëpisë së futbollit.

Kësaj here FFK-ja e udhëhequr nga Agim Ademi pritet të paditet nga Gramoz Vokrri, i cili do të kërkojë nga gjykata që ta pezullojë Kuvendin e thirrur nga Komiteti Ekzekutiv në krye me Ademin për datën 6 prill.

Kjo pasi Vokrri konsideron se në mënyrë të paligjshme FFK-ja e ka refuzuar kandidaturën e tij për kryetar, duke shkuar në zgjedhje veç me kryetarin aktual si kandidat të vetëm edhe për një mandat.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vet Gramoz Vokrri, i cili tha se avokati i tij do ta dorëzojë padinë në gjykatë në ora 14:00.

“Është e vërtetë, sot do të ngremë padi. Me këtë punë po merret avokati, i cili do ta deponojë materialin në orën 14:00. Për më shumë mund të flisni me avokatin”, ka deklaruar Vokrri.

Përmes kësaj padie Vokrri do të kërkojë pezullimin e Kuvendit të thirrur më 6 prill deri në një vendim tjetër të gjykatës, me pretendimin se kandidatura e tij është refuzuar në mënyrë të paligjshme dhe me pretendimin se i gjithë procesi është i paligjshëm dhe jo statutor, gjë që e ka thënë edhe Departamenti Ligjor i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova