Gjermania hap dyert edhe për refugjatët nga Ukraina, 5. 309 persona janë aty tashmë

Gjermania po hap dyert për refugjatët nga Ukraina që janë duke u larguar pas përpjekjeve të Rusisë për pushtimin e vendit të tyre, shkruan Gazeta Periskopi. Sipas Policisë Federale Gjermane, 5.309 persona tashmë kanë hyrë në Gjermani. Tutje, bëhet e ditur se numri mund të jetë edhe më i madh. “Por siç e dini, nuk […]
Sipas Policisë Federale Gjermane, 5.309 persona tashmë kanë hyrë në Gjermani.
Tutje, bëhet e ditur se numri mund të jetë edhe më i madh.
“Por siç e dini, nuk ka kontrolle kufitare, të paktën jo kontrolle të rregullta, vetëm rastësore. Prandaj ka mundësi që më shumë njerëz kanë hyrë tashmë në Gjermani”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. /PERISKOPI












