Ferizaj: Arrestohen dy persona për fajde

Policia e Kosovës në Ferizaj sot ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale fajde. Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të fajdesë që ka ndodhur nga muaji janar 2021. Rasti ka ndodhur rreth 12:30, ndërsa të arrestuarit janë A.Z. […]
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të fajdesë që ka ndodhur nga muaji janar 2021.
Rasti ka ndodhur rreth 12:30, ndërsa të arrestuarit janë A.Z. (41) dhe A.Z. (36), ku viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11.000 euro për një shumë të caktuar të të hollave.
Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.












