Eliza Hoxha: Vit i parë i Qeverisë Kurti është karakterizuar me një paaftësi të plotë

Eliza Hoxha: Vit i parë i Qeverisë Kurti është karakterizuar me një paaftësi të plotë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha duke folur për punën një vjeçare të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që qeveria të këndellet dhe të ndërgjegjësohet për realitetin. Duke e konsideruar si qeverisje me paaftësi të plota, Hoxha u shpreh se në asnjë fushë nuk është shënuar progres gjatë […]

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha duke folur për punën një vjeçare të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që qeveria të këndellet dhe të ndërgjegjësohet për realitetin.

Duke e konsideruar si qeverisje me paaftësi të plota, Hoxha u shpreh se në asnjë fushë nuk është shënuar progres gjatë këtij viti.

“Qeveria Kurti ka mbushur 1 vit prej që është mandatuar nga Kuvendin dhe ky vit i parë i qeverisë Kurti është karakterizuar me një paaftësi të plotë. Fatkeqësisht kjo paaftësi ka pasur efekt të madh në jetën e gjithë neve pa dallim, jo vetëm që nuk është bërë progres në asnjë fushë por ka pasur stagnim të plotë deri në shkallën që të rinjët dhe të rejat e Kosovës të mos shohin më kurrfarë perspektive dhe të ndjekin dyert e ambasadave pa dallim”, tha ajo.

Sipas deputetes së PDK-së, qeveria Kurti është treguar tërësisht e paaftë dhe tepër e ngadalshme edhe në raport me krizat që kanë prekur botën dhe vendin.

Prandaj, i ka bërë ftesë ekzekutivit që të këndellet dhe ndërgjegjësohet karshi realiteti me të cilin po përballet vendi.

“Një ftesë të sinqertë e sidomos kësaj qeveri që të këndellet e ndërgjegjësohet e të kuptoj realitetin në të cilin ndodhemi. Qëndrimi prej spektatori përderisa kriza dhe pasiguria shoqërore dhe ekonomike dhe trendi i largimit të të rinjve është kaq tragjik nuk është qëndrim i duhur, dhe nuk është as i arsyeshëm dhe as i mundur. Prandaj, ne kërkojmë që Qeveria të këndellet e të filloj të operoj pa kurrfarë kompleksi në raport me detyrat e saj…Kjo nuk është apel i yni si opozitë se do iu mbajmë llogaridhënës performancën tuaj, por këndellja juaj është nevojë sepse iu kemi përgjegjësi para qytetarëve”, theksoi ajo.

Hoxha theksoi se Qeveria Kurti ka treguar mungesë të vizionit për zhvillim dhe ka qenë refuzuese ndaj projekteve investuese.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha para deputetëve të Kosovës kritikoi qeverisjes edhe në politikën e jashtme, për çka tha se udhëheqja e këtij dikasteri ka qenë në mënyrë më të padinjitetshme të mundshme.

“Politika e jashtme është udhëhequr në mënyrën më të padinjitetshme të mundshme, ka pasur një abstenim të plotë në politikën e jashtme në një kohë kur prezenca dhe materializimi i interesave tona në planin ndërkombëtar ka qenë një domosdoshmëri e pazëvendësueshme si në planin e njohjeve, anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtar e deri në çështje e sigurisë së voni. Një politikë e tillë e jashtme është në fakt një abstenim i përfaqësimit të Kosovës në planin ndërkombëtar”, u shpreh Hoxha.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot