Dorëheqja e Bashës, Grupi parlamentar i PD kërkon tërheqjen edhe të Sali Berishës

Dorëheqja e Bashës, Grupi parlamentar i PD kërkon tërheqjen edhe të Sali Berishës

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga kreu i PD, grupi parlamentar ka nisur mbledhjen me sekretarin e përgjithshëm dhe dy nënkryetarët. Deputetët që janë aktualisht në mbledhje në selinë e PD janë Enkejeld Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Arbi Agalliu, Ina Zhupa, Eralda Tase, Ilda Dhori, Lindita Metaliaj, Dhurata Cupi, Zheni […]

Deputetët që janë aktualisht në mbledhje në selinë e PD janë Enkejeld Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Arbi Agalliu, Ina Zhupa, Eralda Tase, Ilda Dhori, Lindita Metaliaj, Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Kreshnik Collaku, Saimir Korreshi, Greta Bardeli,Dash Sula, Selaudin Jaupllari, Kastriot Piroli.

Mbledhja po drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, i cili lexoi para kolegëve një draft deklaratë për qëndrimin e grupit PD për situatën e krijuar:

  1. Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes se kryetarit të PD në funksion të zgjidhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.
  2. Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parime e statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
  3. Grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme që sjell ndërprerjen e menjëhershme për t’i dhënë fund përçarjes dhe për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi për të lehtësuar komunikimin me një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.

4.Grupi parlamentar vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rruga mundësisë për gjetjen e një mekanizmi konsensual në konsultim me institucionet e tjera të partisë me funksion kryesor.

A-Ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për qëllim bashkimin e demokratëve;

B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale dhe riorganizimin e partisë në bazë. (Pra zgjedhje në bazë dhe fushatë);

C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin