Bunjaki: Pesë ndeshjet e mbetura të këtij cikli na shërbejnë si përgatitje për kualifikimet e ardhshme

Bunjaki: Pesë ndeshjet e mbetura të këtij cikli na shërbejnë si përgatitje për kualifikimet e ardhshme

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbajtur stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kundër Sllovenisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023. Për dallim nga stërvitja e djeshme, e cila më shumë ishte regjenerim për lojtarët, kjo e sotmja ishte me punë intensive, ku drejtori teknik Albert Bunjaki, i cili po e […]

Për dallim nga stërvitja e djeshme, e cila më shumë ishte regjenerim për lojtarët, kjo e sotmja ishte me punë intensive, ku drejtori teknik Albert Bunjaki, i cili po e udhëheq ekipin, ua ka transmetuar lojtarëve filozofinë e tij të lojës dhe atë ]farë pret nga ta në dy ndeshjet e radhës. Para stërvitjes Bunjaki ka mbajtur një konferencë për media, ku i pranishëm ishte edhe kapiteni Edvin Kurtulush, përcjellë Periskopi.

Bunjaki ka thënë se synimi i tij në 5 ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për Evropianin 2023 është që të mirren 40 deri 50 përqind e pikëve në dispozicion, por sipas tij qëllimi kryesor është përgatitja e ekipit për kualifikimet e ardhshme që nisin në pranverën e vitit 2023.

“Nga 23 lojtarë të ftuar në këtë grumbullim, 11 prej tyre kanë të drejtë loje në kualifikimet e ardhshme dhe këtu është edhe fokusi ynë. Pra, ndërtimi i një ekipi kualitativ për ciklin e ardhshëm kualifikues”, ka thënë Bunjaki.

Ai e ka vlerësuar Slloveninë si kundërshtar shumë të fortë fizikisht, por ka thënë se këto dy ndeshje do të jenë shumë motivuese për të dhe për lojtarët. Ndërkaq, kapiteni i ekipit është shprehur optimistë para këtyre dy ndeshjeve:

“Kemi me u mundu me e përgatit sa më mirë gjeneratën e re për kualifikimet e ardhshme dhe për t’u kualifikuar në Evropian. Besoj se me këtë ekip që kemi dhe me trajnerin aktual do të bëjmë punë të mirë“, ka thënë Kurtulush. Do theksuar se në këtë grumbullim mungon Ismet Lushaku, i cili nuk ka udhëtuar fare pasi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova