Broja pas ndeshjes me Spanjën: Shqipëria është gjaku im, keq që nuk arritëm një barazim

Armando Broja ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë për Shqipërinë në humbjen në minutat e fundit në miqësoren ndaj Spanjës që u luajt në stadiumin Espanyolit. Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi ndjente keqardhje për humbjen në fund, gjithashtu pati dhe një mesazh për Rejën nëse mund të themi. “Më vjen shumë keq. […]

Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi ndjente keqardhje për humbjen në fund, gjithashtu pati dhe një mesazh për Rejën nëse mund të themi.

“Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në 80 e ca kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me gol të bukur. Është gjë e vogël që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë.”

“Jam shumë i kënaqur për numrin 9, Shqipëria është gjaku im. Desha ta fitonim ndeshjen të gjithë bashkë. Gjynah që nuk kemi marrë barazim. Trajneri është ai që bën formacionin, por duhet të punojmë më shumë si ekip në stërvitje. Nuk kam pengje. Nuk ndryshon dot gjë mbrapa ndeshjes”.

“Cikalleshi kishte rast flagrant në pjesën e parë, kemi pasur disa raste, edhe mund ta fitonim ndeshjen. Mungoi fati dhe pasimi i fundit. Mundemi të luajmë edhe më shumë. Jam shumë i kënaqur që luajta titullar.”, tha Broja për RTSH.

Kujtojmë se miqësorja e radhës e Shqipërisë do të jetë pas 3 ditësh në fushën tonë ndaj Gjeorgjisë, një kundërshtar i lehtë në letër që do t’i japë mundësi Rejës të eksperimentojë më shumë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova