Biden takon ushtarët amerikanë në Poloni

Biden takon ushtarët amerikanë në Poloni

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vizituar trupat amerikane që gjenden në qytetin polak pranë kufirit me Ukrainën, teksa Moska ka sinjalizuar se do të përqendrojë luftën në lindje të Ukrainës. Biden u takua me dhjetëra ushtarë gjatë një vizite të realizuar më 25 mars në Rzeszow, që gjendet më pak 160 kilometra larg bazës ushtarake […]

Biden u takua me dhjetëra ushtarë gjatë një vizite të realizuar më 25 mars në Rzeszow, që gjendet më pak 160 kilometra larg bazës ushtarake në perëndim të Ukrainës, që u sulmua nga Rusia më 13 mars.

Mijëra trupa amerikane janë të stacionuara në Poloni si pjesë e batalioneve të NATO-s. Ky shtet po ashtu ka strehuar mbi 2 milionë refugjatë ukrainas që prej se Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Biden udhëtoi për në Poloni pasi vizitoi Brukselin, ku ai dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftuan për një marrëveshje të bllokut evropian me SHBA-në për blerjen e gazit të lëngshëm natyror, me qëllim që BE-ja të largohet nga importet e gazit rus.

Biden, që është takuar me liderët e NATO-s, BE-së dhe G7-ës, pritet të mbajë bisedime me liderët polakë për çështje të energjisë dhe të refugjatëve.
Para se të nisej për në Poloni, Biden tha se shpresonte që vizita e tij do të riafirmojë përkushtimin e SHBA-së për të ndihmuar ukrainasit e zhvendosur brenda dhe jashtë Ukrainës.

Për shkak të luftimeve, pothuajse 4 milionë civilë janë larguar nga Ukraina, ndërkaq dhjetëra-mijëra të tjerë janë bllokuar në qytetet e rrethuara nga trupat ruse, dhe po përballen me mungesë të furnizimeve të ujit dhe ushqimit./rel/

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja