Biden godet me fjalimin e tij në Kongresin Amerikan: Putini s’ka ide se çka po e pret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka thënë Kongresit Amerikan se Vladimir Putini ka gjykuar gabimisht se si Perëndimi do ta godasë sapo që nis pushtimin e Ukrainës. Në fjalimin e tij të përvitshëm, Bideni është zotuar “me vendosmëri të palëkundur që liria do të triumfojë përgjithmonë mbi tiraninë”. Demokratët dhe […]

Në fjalimin e tij të përvitshëm, Bideni është zotuar “me vendosmëri të palëkundur që liria do të triumfojë përgjithmonë mbi tiraninë”.

Demokratët dhe Republikanët përkrahën fjalimin e tij dhe ofruan mbështetje për Ukrainën duke u ngritur në këmbë për të duartrokitur.

Në fjalimin e tij, Bideni ka thënë se lufta e nisur nga presidenti rus ka qenë e pamenduar dhe e paprovokuar.

“Ai ka menduar se Perëndimi dhe NATO-ja s’do të përgjigjen. Dhe ka menduar të na ndajë neve. Por Putini ishte gabim. Ne ishim të gatshëm”, ka thënë Bideni.

Bideni njoftoi se SHBA-ja do të ndalojë fluturimin e aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore amerikane.

Për sanksionet që e presin në të ardhmen Rusinë, Bideni u shpreh ashpër duke paralajmëruar Putinin: “Ai nuk ka ide se çka po e pret”.

Fjalimi i përvitshëm i presidentit amerikan vjen në një kohë kur vetëm 40.6 për qind e amerikanëve janë të lumtur me performancën e Bidenit.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit