Berisha për MPJ-në e Kosovës: Secila paraqitje e tyre është skandal

Berisha për MPJ-në e Kosovës: Secila paraqitje e tyre është skandal

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës, duke thënë se secila paraqitje e tyre është skandal në disa rrafshe, shkruan Gazeta Periskopi. Berisha ka thënë se praktikisht Kosova nuk ka politikë të jashtme dhe ajo ka mbetur vetëm si ministri e Diasporës. “Ajo çka thashë është që do […]

Berisha ka thënë se praktikisht Kosova nuk ka politikë të jashtme dhe ajo ka mbetur vetëm si ministri e Diasporës.

“Ajo çka thashë është që do të duhej të koordinoheshin në mënyrë që në kohë të merren përgjigjet për çështjet që i shtron shoqëria se çfarë politike të jashtme është duke zhvilluar Kosova por duket shumë qartë që praktikisht kjo qeveri nuk ka politikë të jashtme”, ka thënë Berisha në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Dhe ministria e Punëve të Jashtme e cila është fuzionuar në ministri të Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në fakt ajo si duket ka mbetur vetëm ministri e Diasporës”.

Berisha tha se nuk ka asnjë sukses nga kjo ministri dhe se nuk po vrehet asnjë nidkim në politikat e jashtme apo në Bashkimin Europian.

“A ka sukses ajo [qeveria] së pari në paraqitjen e shteti të Kosovës? Jo. Sepse çdo paraqitje e tyre është një skandal komunikimi publik, në gjuhën diplomatike, dhe në procedurat dhe protokollet që janë gjërat më elementare”.

“E dyta nuk shihet asnjë ndikim që ka kjo ministri në politika e jashtme, në Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë ndikim si dy institucione të cilat kanë peshë dhe janë të rëndësishme për ne”.

Tutje, Berisha ka thënë se nuk ka as takime me peshë apo ndonjë avansim të procesit të liberalizimit.

“Takime bilaterale nuk ka, përveç takime që janë bërë nëpër forume. Nuk ka takime me peshë; dhe, kur ka takime nuk a një temë, nuk ka asnjë avancim në procesin e liberalizimit të cilin ata e kanë trajtuar si diçka që nuk po arrihet për shkak të qeverive të dobëta dhe u bënë një vit, nuk ka asnjë lëvizje”. /PERSIKOPI

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten