Banka Botërore: Kosova duhet t’i reformojë programet për mbrojtje sociale

Banka Botërore: Kosova duhet t’i reformojë programet për mbrojtje sociale

Kosova duhet t’i reformojë programet e saja për mbrojtje sociale për të siguruar që ato të reduktojnë varfërinë dhe sjellin përmirësime në ekuitet dhe kapital njerëzor, thotë një analizë e re e Bankës Botërore. Analiza e prezantuar sot në Prishtinë, synon ta mbështesë Kosovën për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të saj për mbrojtje sociale. […]

Analiza e prezantuar sot në Prishtinë, synon ta mbështesë Kosovën për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të saj për mbrojtje sociale. Ajo vë re se pandemia COVID-19 dhe kriza ekonomike pasuese kanë nxjerrë në pah sfidat që nuk ua lejojnë programeve për mbrojtje sociale ta mbrojnë efektivisht popullatën e varfër dhe të cenueshme dhe të promovojnë qëndrueshmërinë e tyre në Kosovë.

Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, tha se një sistem i fortë për mbrojtje sociale mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e krijimit të vendeve të punës.

“Në vitet e ardhshme Kosova do të përfitojë nga popullata në rritje e të rinjve, por për t’i korrur përfitimet kërkohen investime në kapitalin njerëzor duke promovuar punësimin dhe duke mbrojtur më të cenueshmit”, tha Paolucci.

Ndërsa, ambasadori Tomash Szunyog, udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Qeveria duhet ta reformojë sistemin për mbrojtje sociale, si dhe për të ofruar kushte të mira jetese.

“Teksa Kosova shpenzon shuma të konsiderueshme parash për mbrojtjen sociale, alokimet për përfituesit e skemave të ndryshme të mbrojtjes sociale nuk janë adekuate dhe me ekuitet, si dhe krijojnë pabarazi. Prandaj, është koha që qeveria ta reformojë sistemin për mbrojtje sociale dhe ta përdorë atë për ta zhdukur varfërinë, për të rritur punësueshmërinë, si dhe për të ofruar kushte të mira jetese për të gjithë,” tha ai.

Ndryshe, analiza e Bankës Botërore vlerëson shkallën në të cilën sistemi për mbrojtje sociale e përmbush qëllimin e tij. Ajo përshkruan disa nga sfidat kryesore aktuale dhe propozon reforma afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Analiza arrin në përfundimin se shpenzimet për ndihmë sociale në Kosovë janë të orientuara drejt transfereve të parave të gatshme që nuk kanë lidhje me varfërinë, duke e bërë sistemin për mbrojtje sociale të pa balancuar, përkundër buxhetit të konsiderueshëm.

Analiza gjithashtu nënvizon se shpenzimet për shërbimet sociale janë shpërpjestimisht të ulëta.

Kosova gjithashtu shpenzon pak për politikat e punësimit dhe tregut të punës, ndërsa sistemi i saj i pensioneve është shumë i fragmentuar, duke çuar në pabarazi të mëdha në të gjithë spektrin e pensioneve jo kontribut-dhënëse.

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten