Azemaj: Paga minimale për ne është 400 euro dhe jo sa e propozon Kurti

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Isuf Azemaj, ka thënë se ata nuk e pranojnë pagën minimale në vlerë prej 264 euro e cila është premtuar sot nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurt, shkruan Gazeta Periskopi. Ai ka thënë se të flitet për shumën që ka propozuar Kurti është si të flitet për […]
Ai ka thënë se të flitet për shumën që ka propozuar Kurti është si të flitet për borën e parvjeme.
“Ne e kemi thënë një herë dhe nuk lëvizim nga kjo, paga minimale duhet të jetë 400 euro. Të flitet për pagën prej 264 euro është sikur të flitet për borën e para dy viteve, pasi që neve nuk na gynë në punë, nuk na imponohet, nuk na obligon, më mirë është të mos flitet fare se sa të dilet me këto versione të ndryshme”, ka thënë Azemaj në Klan Kosova.
Azemaj ka theksuar se sindikata e punëtorëve të sektorit privat nuk e pranon këtë propozim.
“Kushdo qoftë se mendon që ne do të nënshkruajmë pagë nën 400 euro gabohet sepse ne jemi e vetmja sindikatë që i përfaqësojmë punëtorët e sektorit privat. Të vetmit janë punëtorët e sektorit privat që marrin pagë minimale, andaj për këta punëtorë ekziston vetëm një sindikatë e cila mund dhe nuk mund të jap pëlqim për këtë pagë”,ka thënë Azemaj. /PERISKOPI












