Aro Muric nuk pritet ta nisë ndeshjen ndaj Burkina Fasos nga minuta e parë

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Burkina Fason në ndeshjen e parë të vitit 2022. Njëherit kjo do të jetë edhe ndeshja e parë në drejtimin e Kosovës për trajnerin francez Alain Giresse. Por duke marrë parasysh se janë dy ndeshje miqësore në këtë muaj trajneri Giresse do t’i provojë të gjithë futbollistët e […]

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Burkina Fason në ndeshjen e parë të vitit 2022.

Njëherit kjo do të jetë edhe ndeshja e parë në drejtimin e Kosovës për trajnerin francez Alain Giresse.

Por duke marrë parasysh se janë dy ndeshje miqësore në këtë muaj trajneri Giresse do t’i provojë të gjithë futbollistët e grumbulluar për këto dy takime.

Arijanet Muric është portieri më në formë i Kosovës, por ai nuk pritet ta nisë ndeshjen ndaj Burkina Fasos nga minuta e parë.

Telegrafi merr vesh që trajneri Alain Giresse i ka bërë të qartë Aros se ai do të luaj ndaj Zvicrës nga minuta e parë dhe jo sot.

Gjithsesi dy portierët e tjerë të grumbulluar janë portieri Samir Ujkani që luan me Empolin në Serie A, derisa tjetri është Visar Bekaj që aktivizohet me Tiranën në kampionatin shqiptar.

Ujkani është kapiteni i parë i Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave ai do të startojë nga minuta e parë ndaj Burkina Fasos.

Ndërkohë Bekaj pret të ketë minuta pasi vet Giresse ka deklaruar në konferencë për shtyp se dëshiron t’i shoh të gjithë futbollistët e grumbulluar duke luajtur.

Kosova dhe Burkina Faso takohen me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova