Alarmon Ministria e Sportit: Nëse FFK nuk licencohet nga MKRS, nuk mund të organizojë gara

Alarmon Ministria e Sportit: Nëse FFK nuk licencohet nga MKRS, nuk mund të organizojë gara

Edhe pse dje Agim Ademi shpalosi programin edhe për një tjetër mandat në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës në Kuvendin e thirrur për datën 6 prill nga ai dhe Komiteti Ekzekutiv, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) vazhdon të insistojë se ky Kuvend është i parregullt, pasi nuk është i thirrur bazuar […]

Ditë më parë, Departamenti Ligjor i MKRS-së nxori një opinion ligjor përmes të cilit Ministria e njoftoi FFK-në që po e shkel statutin e saj dhe Ligjin e Sportit me mënyrën se si e ka thirrur Kuvendin e 6 prillit.Sidoqoftë, FFK-ja nuk e mori parasysh këtë opinion ligjor. Por, ushtruesi i detyrës së drejtorit në Departamentin e Sportit në MRKS, Fikret Shatri, në emisionin “Kampionët” ka thënë se ky departament ka konstatuar shkelje ligjore nga ana e FFK-së kur kjo e thirri Kuvendin për datën 6 prill.

Sipas Shatrit, FFK-ja e ka shkelur Ligjin e Sportit dhe statutin e vet.“Vendimi i Departamentit Ligjor është 100% profesional. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është institucioni kryesor që mbron ligjshmërinë në sport. Nga MKRS tashmë ka dalë opinioni ligjor përmes të cilit janë konfirmuar shkelje flagrante që janë bërë me thirrje të Kuvendit nga FFK-ja. Ligji i sportit është shkelë në mënyrë drastike dhe statuti i Federatës duhet me qenë i harmonizuar konform Ligjit të Sportit, statutit të UEFA-s, statutit të FIFA-s dhe të Komitetit Olimpik”.Shatri tutje tha se Ministria është për zbatimin e Ligjit të Sportit dhe nuk ka autoritet me ndërhy në Federatë, përveçse të kërkoj zbatimin e Ligjit të Sportit.

“Nëse MKRS nuk e mbron zbatimin e Ligjit të Sportit në sport, nuk e di çfarë të them tjetër. Nuk kam koment.Absolutisht nuk ka të bëj me përzierje të MKRS-së dhe politikës në Federatë dhe futboll, thjesht është çështje e zbatimit të ligjit. Federatat janë të obliguara ta respektojnë Ligjin për Sport”.Fikret Shatri gjithashtu tha se nëse FFK-ja apo një Federatë tjetër shkelë Ligjin e Sportit, mund të mos licencohet. Por, Shatri tha se shpreson se kjo mos të ndodhë.“Kur shkelët Ligji i Sportit, më e keqja që Federatës mund t’i ndodhë është që t’i hiqet licenca nga MKRS. Kur hiqet licenca nënkupton se Federata nuk mund të organizojë më gara. Nuk besoj se ka ndonjë njeri të krisur që dëshiron të vije puna deri këtu”.Ndaj deklaratave të Shatrit reagoi trajneri i futbollit, Faruk Statovci, i cili tha se Ministria nuk mund të ndërhy në Federatë.“MKRS nuk mundet me ndërhy në Federatë. UEFA do ta monitorojë Kuvendin e 6 prillit. Nëse ky Kuvend do të ishte i parregullt, UEFA nuk do të vjen me monitoru”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova