Abramowich i ofron Chelsean miliarderit zviceran

Abramowich i ofron Chelsean miliarderit zviceran

Miliarderi zviceran Hansjorg Wyss ka thënë se i është bërë një ofertë për ta blerë klubin e Chelseat nga Roman Abramowich. Abramowich gjendet në presion konstant pas sulmeve të vazhdueshme të agresorit rus ndaj shtetit të Ukrainës, ku ministri i punëve të brendshëm Chris Bryant ka thënë që pronari i Chelseat është tejet i frikësuar […]

Miliarderi zviceran Hansjorg Wyss ka thënë se i është bërë një ofertë për ta blerë klubin e Chelseat nga Roman Abramowich.

Abramowich gjendet në presion konstant pas sulmeve të vazhdueshme të agresorit rus ndaj shtetit të Ukrainës, ku ministri i punëve të brendshëm Chris Bryant ka thënë që pronari i Chelseat është tejet i frikësuar që mund të sanksionohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe, përcjell KosovaPress.

Abramowich veçse ka lëshuar një komunikatë duke treguar që fondacioni bamirës i klubit të Chelseat do të marr në dorë kreun e kampionit evropian, por miliarderi Wyss tregon që ai është pjesë e një grupi që po tenton që ta blejë klubin nga biznesmeni rus.

“Abramowich është njëri nga shokët më të mirë dhe më të ngushtë të Putinit. Sikur të gjithë oligarkët tjerë, ai po ashtu është në panik. Abramowich është duke u munduar që të shesë të gjitha villat e tij në Angli. Ai po ashtu dëshiron të largohet sa më shpejtë nga Chelsea. Unë dhe tre persona të tjerë kemi pranuar një ofertë të martën që të blejmë Chelsean nga Abramowich”, tha Wyss për Blick.

“Më duhet të presë katër deri në pesë ditë tani, Abramowich po kërkon një shumë të madhe. Ju e dini, Chelsea i ka borxh atij afro 2 miliardë euro, por Chelsea si klub nuk ka para, dhe kjo nënkupton që ata që e blejnë Chelsean duhet t’i kompensojnë borxhin Abramowichit”, shtoi miliarderi zviceran.

Wyss është një biznesmen i lindur në Zvicër i cili momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka bërë pasurinë e tij si themelues dhe ish-presidenti i “Synthes USA”, kamponi kjo që prodhon pajisje mjekësore.

86 vjeçari raportohet se ka një shifër prej pesë miliardë dollarësh mbi emrin e tij, dhe së fundmi është zgjedhur edhe si njëri ndër njerëzit më filantropik në botë nga “Forbes”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova