Rahoveci bën detyrën, mposhtë sërish Pejën

Rahoveci po vazhdon me formë shumë të mirë, ku brenda pak ditësh, ka mundur sërish Pejën me rezultat 63:61 (16:14, 16:14, 13:16, 18:17), në xhiron e 24-t në Superligën e Kosovës në basketboll. Çereku i parë ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe u shënuan shumë pak pikë, madje pejanët […]

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe u shënuan shumë pak pikë, madje pejanët shënuan vetëm pas katër minutash, ndërsa kjo pjesë përfundoi 16:14.

Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me atë të parin, madje, edhe rezultati ishte identik, ndërsa pjesa e parë përfundoi 32:28. Pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, më mirë e nisën mysafirët, që barazuan shifrat në 32:32, e kaluan në epërsi 34:36, dhe zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 45:44.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, ku vendasit arritën të ruajnë epërsinë dhe triumfuan me shifrat 63:61, ndërsa pejanët gabuan në aksionin e fundit.

Te Rahoveci u dalluan Makol Mawien me 14 pikë e 11 kërcime, Ivan Koljeviq me 14 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Fisnik Rugova me 15 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Darius Washington me 17 pikë e gjashtë kërcime, Arian Qallakaj me 12 pikë e 12 kërcime dhe Calvin Godfrey me 12 pikë e 13 kërcime.

Rahoveci ka 11 fitore e 13 humbje, kurse Peja ka 15 fitore e nëntë humbje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova