Një vit Qeveria Kurti 2, Abdixhiku: Arrogancë, paaftësi, populizëm e arsyetime

Një vit Qeveria Kurti 2, Abdixhiku: Arrogancë, paaftësi, populizëm e arsyetime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si populiste dhe të paaftë Qeverinë Kurti 2, sot në një vjetorin e kësaj qeverie, shkruan Gazeta Periskopi. Abdixhiku ka thënë se sjellja e kësaj qeverie gjatë 12 muajve ka qenë e shoqëruar me arrogancë, arsyetime si dhe braktisje të kauzave themelore me të […]

Abdixhiku ka thënë se sjellja e kësaj qeverie gjatë 12 muajve ka qenë e shoqëruar me arrogancë, arsyetime si dhe braktisje të kauzave themelore me të cilat ka ardhur në pushtet.

“Përgjatë 12 muajve të shkuar, kjo qeveri e paaftë është përcjellë me populizëm, arrogancë, arsyetime tek e shkuara dhe braktisje të kauzave fundamentale përmes të cilave ka ardhur në pushtet. Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët e saj dhe në betejën e tyre me përballjen me krizat shihet vetëm si vështruese”.

Tutje Abdixhiku tha që megjithatë Qeveria Kurti ka qenë e aftë në kapjen e bordeve me “qëllim që t’i zaptojë ato me famijarë, të afërm dhe militantë”.

“Në politikë të jashtme kjo Qeveri është karakterizuar me skandale dhe me mungesë të takimeve të rëndësishme në nivel të lartë. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë. Nuk përjashtohet as qasja e kësaj qeverie rreth dialogut që ka treguar një mospërgatitje. Në politikën e brendshme qeveria ka qenë sa arrogante aq edhe konfliktuoze. Dëshpërimi qytetar me një qeverisje të tillë, është përcjellë me largim masiv të qytetarëve tanë dhe të rinjve nga Kosova”.

Ai ka thënë se sipas matjeve të fundit 55% e qytetarëve e duan largimin nga Kosova.

“Sipas matjeve të fundit 55 për qind e qytetarëve tanë e konsiderojnë largimin nga Kosova”, ka thënë ai. /PERISKOPI

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik