11 zhvillimet kryesore të ditës nga lufta Ukrainë-Rusi

Përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrianës do të takohen këtë javë në Turqi për një raund të ri të bisedimeve që synojnë përfundimin e luftës, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. Ushtria e Ukrainës ka pohuar se Rusia i ka tërhequr trupat që po rrethonin Kievin pas humbjeve të mëdha të pësuara në raportin e saj të […]
Ushtria e Ukrainës ka pohuar se Rusia i ka tërhequr trupat që po rrethonin Kievin pas humbjeve të mëdha të pësuara në raportin e saj të fundit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për një medium të pavarur rus shpalosi gatishmërinë e tij për të diskutuar mundësinë që Ukraina të ketë status neutral dhe bërjen e kompromiseve rreth statusit të regjionit të Donbasit, në mënyrë që të sigurohet paqja me Rusinë. Por ai tha se ai nuk ka gatishmëri për të diskutuar ‘demilitarizimin’ e Ukrainës dhe se ukrainasit do të duhej të votonin në një referendum për të miratuar statusin neutral të vendit të tyre.
Në një video tjetër, Zelensky premtoi se do të bëj thirrje këtë javë për sanksione të reja ndaj Rusisë dhe foli rreth raundit të ri të bisedimeve, duke thënë: “Ne po kërkojmë paqen pa vonesa”.
Zelenksy gjithashtu theksoi se 200 fëmijë nga Mariupoli janë kapur nga Rusia, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e presidentit të dielen. “Sipas të dhënave tona, më shumë se 200 fëmijë janë deportuar, që nënkupton se ata janë kapur sepse ne nuk dimë vendndodhjen e tyre. Ata ishin fëmijë me dhe pa prindër. Është e tmerrshme”, tha Zelensky.
Presidenti amerikan, Joe Biden ka mohuar se ai po bën thirrje për ndryshim të pushtetit në Rusi, pasi që më herët në vizitën e tij në Poloni kishe thënë se Vladimir Putin “nuk mund të mbetet në pushtet”. I pyetur nga një gazetar nëse ai dëshiron që presidenti rust ë largohet nga zyra ai tha “jo”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është distancuar nga komentet e Biden, derisa edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është distancuar nga deklarata e Biden.
Zëvendës-kryeministrja e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për “veprimet e papërgjegjshme” afër stacionit bërthamor të Chernobilit që mund ta rrisin nivelin e rrezatimit në Evropë.
Inteligjenca nga Ministria e Mbrojtes së Mbretërisë së Bashkuar në raportin e saj të fundit është shprehur se mungesa e vazhdueshme e momentumit dhe e moralit të ushtarëve rusë, si dhe mungesa ne vazhdimësi logjisitike dhe rezistenca agresive nga ukrainasit, të gjitha këto po shkaktojnë probleme për Rusinë.
Putin synon ndarjen e Ukrainës në dy pjesë, sipas modelit të ndarjes së Koresë së Veriut dhe të Jugut, ka thënë inteligjenca e Ukrainës. Në komentet që ngjallin mundësinë për një konflikt të gjatë dhe të ftohtë, Kyrylo Budanov, paralajmëroi për një luftë të përgjakshme guerrile.
Ministri i Jashtëm francez ka thënë se do ketë “fajësim kolektiv” nëse nuk bëhet asgjë në ndihmë të civilëve në Mariupol.
Shkollat në kryeqytetin Kiev të Ukrainës do të rihapen sot për mësim online.











