Zbardhen detaje të reja për rrahjen e tre policëve në Rahovec

Zbardhen detaje të reja për rrahjen e tre policëve në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurve H.A., G.C., dhe S.J.,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më […]

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 30 janar 2022, në një lokal në Rahovec,  ku i pandehuri H.A., i sulmon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pikërisht të dëmtuarit V.K., M.H.,  dhe G.K., që të tre zyrtarë policorë.

“Përderisa patrulla policore bashkë me Inspektorët e AVUK- ut, kanë hyrë në lokal dhe kanë  kërkuar që të largojnë klientët për shkak të masave kundër COVID-19, i pandehuri, fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas nga xhepi nxjerr një thikë dhe gjatë arrestimit nga ana e zyrtarëve policor,  të dëmtuarit V. K., i  shkakton lëndime me mjet të rrezikshëm-thikë, ndërsa zyrtarët policor M.H., dhe G.K., pësojnë lëndime trupore në duar”, njofton prokuroria, transmeton Express.

Me këto veprime ka kryer vepër penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

“Më datë e vend të njëjtë, i pandehuri G.C., e sulmon  personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare,  të dëmtuarin A.B.,  zyrtar policor në Rahovec, ku i pandehuri  fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas gjatë arrestimit e sulmon  të dëmtuarin duke e goditur me shqelma në pjesë të trupit si dhe duke i kërcënuar zyrtarët policor me fjalë kërcënuese.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Më datë e vend të njëjtë,  i pandehuri S. J., me dashje, me forcë ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, të dëmtuarën, zyrtaren policore A. K., ku i pandehuri, ka filluar ti pengoj zyrtarët policor në arrestimin e të dyshuarve H. A., dhe G. C.,  ku vazhdimisht ka tentuar t’ia largoj duart të dëmtuarës që mos të arrestohen të pandehurit”, thuhet tutje në njoftim.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 parafraf.5 lidhur me paragraf.1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit, ndaj tre të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh., nga Gjykata kompetente.

Të ngjashme
Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Kontrabandë me migrantë në Partesh, gjenden katër pakistanezë në një veturë

Kontrabandë me migrantë në Partesh, gjenden katër pakistanezë në një veturë

Vazhdon numërimi i votave me postë – këto janë rezultatet e para

Vazhdon numërimi i votave me postë – këto janë rezultatet e para

Sulmoi policët, përfundon në psikiatri

Sulmoi policët, përfundon në psikiatri

Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët

Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët

Ky është çmimi i derivateve për sot

Ky është çmimi i derivateve për sot

‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Ky është parashikimi i motit për sot

Ky është parashikimi i motit për sot